Ardi, i vogli që ishte kudo në mediat e huaja dhe vendore ka mbushur 8 vjeç

Mediale Vip

Ardi, i vogli që ishte kudo në mediat e huaja dhe vendore ka mbushur 8 vjeç

Nga: Maksim Gjokaj Më: 23 dhjetor 2020 Në ora: 19:53
Ardi Klementa

E kush nuk e njeh vogëlushin shumë simpatik dhe me plot stil Ardi Klementa, ku sapo ka mbushur 8 vjeç dhe ka festuar mes shumë suprizave këtë ditëlindje në familjen e tij të bukur.

Mes shumë urimeve bashkohemi edhe ne për superstarin e vogël shqiptar i cili që kur ishte 5 vjeç ishte i vetmi fëmijë në botë e në këtë moshë që mori verifikimin nga Facebooku dhe Instagrami si personazh publik mjaft i ndjekur.

Ndërsa pa harruar se ai është i vetmi fëmijë shqiptar që ishte në ballinën e gazetës më të lexuar në Zvicër "20 Min", por dhe vogëlushi i parë që një televizion i madh nacional në Zvicër si SRF3 në bashkëpunim me NZZ realizoi një super dokumentar për jetën dhe pasionet e tij ku në atë kohë u fol shumë dhe në Kosovë.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ARDI KLIMENTA (@ardifashion)

Ai është një super talent sidomos në botën e modës, e i vetmi fëmijë shqiptar që ka qenë dhe vazhdon të jetë e kërkohet në mediat e huaja dhe vendore kudo.

E çfarë mund të presim në të ardhmen nga një super djalosh ku sot është kaq i njohur, përveç një super të ardhme e mjaft të ndritur duke na bërë krenarë të githë shqiptarëve me stilin, zgjuarsinë, dhe mbi të gjitha thjeshtësinë e tij. Por a e dini se një fëmijë si ai ka një zemër të madhe e është super human, ndoshta nuk do t'i pëlqente kur ta kuptojë ende më i rritur këtë që ne po themi, por duhet ta cekim si një shembull edhe për ne të rriturit, ai së bashku me vëllaun e tij Henorin kanë kohë që kanë marrë inisiativën më të bukur, të ndihmojnë fëmijët e varfër apo ata që s'kanë prindër. Duket e çuditshme por ky fëmijë së bashku me vëllaun dhe prindërit e tij po kryejnë këtë mision human.

Image
Ardi Klementa

Dhe a e dini se cila është ëndrra e tij me rastin e ditëlindjes dhe në prag të festave të fundvitit, jo telefon të ri, jo ndonje super dhuratë por sa më shumë t'ju ndihmojë fëmijëve të varfër. Të lumtë Ardi e Zoti të të Bekojë edhe një herë Gëzuar ditëlindjen! Por mund ta ndiqni yllin Ardi në instagramin e tij me adresën ardifashion.BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat