Me imazhe festive, Xhensila uron besimtarët e krisherë me rastin e Krishtlindjes

Mediale Vip

Me imazhe festive, Xhensila uron besimtarët e krisherë me rastin e Krishtlindjes

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 21:22
Xhensila

Xhensila zgjodhi fjalët më të bukura me rastin e Krishtlindjes.

Këngëtarja Xhensila Myrtezaj, si shumë të famshëm të tjerë, ka realizuar fotosesion bashkë me familjen në prag të festave.

Në ato fotografi, Xhensila, Besi dhe Ajka e vogël sjellin atmosferë festash nga ambienti i tyre i ngrohtë familjar dhe duken shumë të lumtur.

Me rastin e festës së Krishtlindjes, këngëtarja uroi të gjithë besimtarët, në emër të familjes së saj.

“Nëse heshtni, heshtni për dashuri. Nëse flisni, flisni për dashuri. Nëse korrigjoni, korrigjoni për dashuri. Nëse falni, falni për dashuri.
Gezuar Krishtlindjen nga familja Kallaku @bes_kallaku ?✝️?“, ka shkruar ajo.

Sa i përket projekteve muzikore, “Panorama” është projekti i fundit i saj, në duet me Ardian Bujupin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat