Pavarësisht se pauzoi nga muzika, Ed Sheeran fitoi 70 milionë funta vitin e kaluar

Mediale Vip

Pavarësisht se pauzoi nga muzika, Ed Sheeran fitoi 70 milionë funta vitin e kaluar

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 00:14
Ed Sheeran

Ed Sheeran fitoi gati 70 milionë funta më 2019 pavarësisht se bëri një pushim nga incizimi i këngëve, falë suksesit rekord të turneut të tij, shkruan Daily Mail.

Autori i hiteve, 29 vjeç, po shënonte ekuivalentin e 200,000 funtave në ditë, pasi mori rrugën për turneun e tij në të gjithë botën Divide përgjatë 2019.

Kjo vjen pasi Ed i gëzoi fansat të hënën duke njoftuar lansimin e një kënge të re surprizë “Afterglow”, por rikthimi i tij ka dalë i shpejtë pasi ai tha se do të kthehej në pushim për t’u përqëndruar në jetën si një baba i ri.

Sipas The Sun, dokumentet e paraqitura nga kompania e Ed, Nathan Cable Touring zbulojnë një xhiro prej 70 milionë funta dhe fitime prej 37 milion funta, të barabarta me rreth 200,000  në ditë me vitin që përfundon më 31 mars 2020.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat