Pse kjo këngë Krishtlindjesh po dëgjohet më shumë gjatë këtyre festave?

Mediale Vip

Pse kjo këngë Krishtlindjesh po dëgjohet më shumë gjatë këtyre festave?

Më: 25 dhjetor 2020 Në ora: 19:48
Ilustrim

Këngët e festave të Krishtlindjeve zakonisht na shkaktojnë emocione të ndryshme.

Sidomos për vitin 2020, i cili karakteriozohet nga sfidat e ashpra dhe nga festat larg njerëzve të dashur, ekziston një këngë që duket shumë kuptimplotë për këto festa: “Have Yourself a Merry Little Christmas”, teksti i së cilës flet në mënyrë të veçantë për ndjenjat e secilit prej nesh në këtë periudhë.

Në film, Esther (Garland) po i këndon motrës së saj më të vogël Tootie (Margaret O'Brien) për ta bërë atë të ndihet më mirë në lidhje me zhvendosjen e familjes nga St. Louis në New York; reagimi emocional i vajzës së re ndaj këngës në fund të fundit e bind babanë se familja duhet të qëndrojë aty ku janë.

Por lidhja emocionale ka të bëjë me këtë pjesë të tekstit: "Një ditë së shpejti do të jemi të gjithë së bashku / Nëse fatet e lejojnë / Deri atëherë, do të duhet të përzihemi disi / Pra, bëjini vetes një Krishtlindje të vogël tani".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat