E pohojnë me gojën e tyre! Juliana Pasha, Fifi dhe Mateus Frroku: Kemi stonuar keq!

Mediale Vip

E pohojnë me gojën e tyre! Juliana Pasha, Fifi dhe Mateus Frroku: Kemi stonuar keq!

Më: 1 janar 2021 Në ora: 22:52
Juliana Pasha, Fifi dhe Mateus Frroku

Si asnjëherë më parë skena e emisionit “Shiko Kush LUAN” me autore dhe moderatore Luana Vjollcën është zhvendosur në një ambient mjaft familjar dhe të ngrohtë; por jashtë në të ftohtë.

Të ftuarit në këtë pjesë të emisionit ishin ndër të preferuarit e publikut ndër vite si Juliana Pasha, Zamira Kita, Mateus Frroku, Stine, Luar Arani, Erisa Xhixho, Sevdai Radagoshi i njohur si Qumili, djali i tij “Bimi”, Venera Lumani dhe Lind Islami.

Të gjithë të ftuarit u bënë pjesë e lojës “E kam bërë, nuk e kam bërë” dhe shumë prej tyre u treguan shumë të sinqertë.

“Teksa mendoja se po bëja një performancë të mirë, kam stonuar aq keq sa nuk e pranova kurrë; paçka se ishte e vërtetë”

Personazhet, këngëtarë, që e pranuan ishin Juliana Pasha, Mateus Frroku dhe këngëtarja e emisionit Fifi, e cila ishte e pranishme në shtëpizën që krijoi skuadra e “Shiko Kush LUAN”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat