E mbani mend Matildën? Ja si duket sot

Mediale Vip

E mbani mend Matildën? Ja si duket sot

Më: 4 janar 2021 Në ora: 08:09
Mara Wilson

Ka qenë një nga aktoret e vogla më të famshme në vitet ’90, duke fituar zemrën e dashamirësve të kinemasë me filma si “Matilda” apo “Mrs Doubtfire”.

Tashmë 33-vjeçare, në një nga daljet e rralla në publik, Mara Wilson foli në një televizion australian për kujtimet që ka nga xhirimet me aktorë të mëdhenj si Danny DeVito apo Robin Williams.

“Danny ishte person i mrekullueshëm.

Gjatë asaj kohe, mamaja ime po vdiste nga kanceri i gjirit dhe familja e tij më ka mbajtur shumë pranë, u bë si familja ime e dytë. Më merrnin me vete kudo, luaja me fëmijët e tyre. Sa i përket Robin Williams, mbaj mend që më këndonte gjithmonë dhe luante me mua. Ai ishte i turpshëm me të rriturit, por gjallërohej me fëmijët”, kujton Mara.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat