Fifi: Jam e dashuruar, por nuk jam në lidhje dashurie

Mediale Vip

Fifi: Jam e dashuruar, por nuk jam në lidhje dashurie

Më: 8 janar 2021 Në ora: 22:42
Fifi

Fifi është ndër këngëtaret shqiptare që përmes paraqitjeve të saj përçon energji pozitive tek fansat.

Në rrjete sociale ajo është mjaft aktive, ndërsa përmes postimeve të ndryshme ndan informacione nga jeta e saj.

Së fundmi, në Instagram ajo u ka mundësuar ndjekësve që të pyesin pyetje të ndryshme, të cilave Fifi iu përgjigj.

Shumica e tyre ishin sa i përket jetës sentimentale, teksa këngëtarja nuk hezitoi të tregojë se si qëndron me lidhjen e dashurisë.

Ajo u pyet se përse ndonjëherë thotë se është e dashuruar e ndonjëherë e mohon një gjë të tillë, kurse për këtë ajo pati një arsyetim.

“Un nuk e kam mohuar asnjëherë që jam e dashuruar. Mohoj që jam në lidhje sepse nuk jam, realisht nuk jam”, u shpreh ajo.

Image

Sidoqoftë kësaj, artistja është duke pasur sukses të madh në prurjet e reja muzikore, duke përmendur kështu “Du & Ich” në duet me Bardhin dhe DJ Gimi-O. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat