Emra të shumtë nga estrada marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Albert Krasniqit

Mediale Vip

Emra të shumtë nga estrada marrin pjesë në ceremoninë e varrimit të Albert Krasniqit

Më: 28 janar 2021 Në ora: 15:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Pak më parë i është dhënë lamtumira e fundit ish-anëtarit të BabaStars, Albert Krasniqit.

Ai u përcoll për në banesën e fundit, teksa u varros në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës.

Të pranishëm në ceremoninë e varrimit kanë qenë një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë, të cilët kishin raporte të mira me të ndjerin.

Image

Skivi, Gold AG, Burak Vehapi, DJ Gamble dhe Nol Abazi janë ndër emrat që i dhanë lamtumirën e fundit mikut të tyre.

Pjesëmarrëse në varrim ishte edhe ish-miss Kosova Besa Gashi, me të cilën thuhet se është ndarë pak muaj më parë.

I njëjti ka lënë pas një vajzë nëntë vjeçare të quajtur, Kaia.

Përndryshe, Albert Krasniqi u privua nga jeta ditën e djeshme (e mërkurë) dhe dyshohet se dorasi ishte babai i tij, Skënder Krasniqi.

Ky i fundit nuk ishte parë në varrimin e të birit, ndërsa në një prononcim për media, avokati i tij, Ramiz Krasniqi, theksoi se nuk kanë bërë një kërkesë të tillë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat