Rita Ora shfaqet në ekranin e madh të New Yorkut me veshje kombëtare shqiptare

Mediale Vip

Rita Ora shfaqet në ekranin e madh të New Yorkut me veshje kombëtare shqiptare

Më: 13 shkurt 2021 Në ora: 16:04
Rita Ora

Rita Ora ka publikuar të premten videoklipin e këngës së saj më të re të titulluar “Bang” në bashkëpunim me reperin Imanbek.

Kënga është pritur shumë mirë sidomos nga fansat e saj shqiptarë për shkak të paraqitjes së saj në videoklip me veshje kombëtare shqiptare, të dizajnuara nga stilisti nga Kosova Valdrin Sahiti.

Kënga e cila është pjesë e minialbumit me të njëjtin emër është shfaqur edhe në ekranin e madh të “Times Square” të New Yorkut.

Lajmin e ka bërë të ditur motra, njëherësh menaxherja e Ritës, Elena Ora përmes një postimi në Instagram.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat