Natti Natasha ka ndarë imazhe ku tregoi se po bëhet nënë.
Këngëtarja e hitit “Criminal”, Natti Natasha, ka dhënë lajmin më të bukur të jetës së saj në rrjete sociale
Shumë pak pasi lajmëroi se i kishte dhënë fund beqarisë, Natasha tregoi se po bëhet nënë për herë të parë.
Ajo dhe i fejuari i saj, Raphy Pina do të bëhen së shpejti prindër për herë të parë dhe çifti është në qiellin e shtatë nga gëzimi.
Në një intervistë për “People Espanol”, këngëtarja ka treguar se i është dashur të bëjë fekondim in vitro për të mbetur shtatzënë, për shkak të cisteve që kishte hequr në të kaluarën. Po ashtu, ajo ka hequr dhe një tub fallopian.