Elita Rudi ndau pamje të dhuratave të bëra me punë dore nga gjyshja për Zërin dhe Botën

Mediale Vip

Elita Rudi ndau pamje të dhuratave të bëra me punë dore nga gjyshja për Zërin dhe Botën

Më: 22 mars 2021 Në ora: 18:51
Gjiko me familje

Bota dhe Zëri kanë pranuar dhuratat e bëra me dorë nga gjyshja e tyre.

Elita Rudi disa ditë më parë solli në jetë vajzën e saj me reperin e njohur Gjiko, të cilën e quajtën Bota Gjikolli.

Elita nuk ka ngurruar dhe ka postuar imazhe të vajzës menjëherë pas mbërritjes në shtëpi, të cilën e pritën me tullumbace, ëmbëlsira dhe dhurata.

Sot moderatorja ndau pak kohë për të hyrë në Instagram derisa edhe postoi fotografi nga dhuratat që pranoi për Zërin dhe Botën nga gjyshja e tyre.

“E punuar nga duart e arta të nënës sime për Zërin, për Botën”, ka shkruar Elita në fotot ku duket fustani i kuq me lule, si dhe mbulesa me lule për Botën dhe ajo me figura kafshësh për Zërin.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat