Në ditën e parë të Ramazanit, Gold AG publikon ilahi me Adem Ramadanin

Mediale Vip

Në ditën e parë të Ramazanit, Gold AG publikon ilahi me Adem Ramadanin

Më: 24 mars 2021 Në ora: 22:45
Gold AG

Rep-artisti ka nisur vitin 2021 me projekte të shumta dhe kryesisht bashkëpunime.

Përveç tjerave, Gold AG ka njoftuar se ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit do lansojë një ilahi.

I ftuar në edicionin NIN, Gold AG zbuloi se projektin e ka bashkëpunim me Adem Ramadanin.

Këngëtari tha se ilahia është finalizuar vetëm se i ka mbetur edhe xhirimi.

Theksojmë se, kjo nuk është ilahia e parë që Gold AG interpreton  vite më parë ka lansuar edhe një me Kreshnik Avdiu shtatë vite më parë dhe tjetrën “Mirupafshim oj Medinë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat