Nushi dhe Eanda së shpejti vijnë me një bashkëpunim

Mediale Vip

Nushi dhe Eanda së shpejti vijnë me një bashkëpunim

Më: 25 mars 2021 Në ora: 11:52
Nushi dhe Eanda

Tashmë është bërë e zakonshme që artistët e njohur të bëjnë me ata të rinjtë.

Kështu ka bërë edhe rep-artisti Nushi, që së shpejti do të sjell në treg projektin e ri muzikor.

Për këtë prodhimtari ai ka zgjedhur këngëtaren Eanda, e cila viteve të fundit ka filluar të pëlqehet nga publiku.

Image

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ndërsa dyshja shpërndan një fotografi së bashku.

Fansat e dyshes menjëherë filluan që të komentojnë rreth palëve, teksa mezi presin lansimin e këngës.

Përpos këtij informacioni, asnjë detaj tjetër nuk është dhënë nga dyshja, pasi janë ende duke punuar në projekt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat