Adelina Thaçi flet pak ditë pas humbjes së babait: “Lumja unë çfarë babe kam pasë”

Mediale Vip

Adelina Thaçi flet pak ditë pas humbjes së babait: “Lumja unë çfarë babe kam pasë”

Më: 30 mars 2021 Në ora: 16:53
Rasim Thaçi dhe Adelina Thaçi

Pak ditë më parë ka ndërruar jetë ikona e humorit shqiptar, artisti i madh Rasim Thaçi – Cima.

Shumë dedikime, shumë fjalë mirënjohjeje për të qeshurat dhe artin që i dhuroi skenës së humorit, kanë marrë këto ditë familjarët e Cimës.

Sot (e martë) në një intervistë ekskluzive ka folur vajza e tij, Adelina Thaçi, e cila me gjithë dhimbjen që është akoma shumë e freskët, ishte e gatshme për të thënë disa fjalë për babain e saj.

Ai ishte një njeri shumë human, i dashur nga të gjithë, la shumë kujtime të mira dhe ju la trashëgimi jo vetëm familjes, por gjithë Kosovës deh atyre që vlerësuan artin e tij.

“Lum unë çfarë babe kam pasë, ai më ka mësuar të jem mirënjohëse dhe humaniste” u shpreh Adelina shumë krenare për babain e ndjerë.

Gjithashtu ajo falenderoi të gjithë ata që i qëndruan afër këto ditë dhe u solidarizuan me familjen e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat