Ish-konkurrentët e “Për’puthen”, Ana Lleshi dhe Arsim Abdulli janë në një lidhje dashurie.
Këtë lajm e ka konfirmuar vetë Ana në një intervistë për “Top Albania Radio”. E pyetur për raportin e saj me djalin nga Maqedonia, Ana u vendos në siklet duke pranuar “Ku ka zë, nuk është pa gjë”.
Duket se çifti ka vendosur të mos fshihet më nga sytë e publikut dhe nëse më parë ruheshin mirë kur dilnin me njëri-tjetrin, tashmë s’e kanë aspak problem.
Më vonë, Ana përcolli Arsimin në aeroport, pasi ai u largua për të qenë pranë djalit të tij.
Cifti po qëndron i ndarë për disa ditë, ndërkohë që duket se Arsimin e ka marrë malli që tani për Anën. I pyetur nga ndjekësit në InstaStory se cili person në Tiranë i mungon më shumë, ish-konkurrenti liston të parën “zemrën e tij”, ndërsa më pas djemtë e “Për’puthen” që i ka bërë shokë.
Por, atë nisën ta pyesin shumë ndjekës se cila është “zemra e tij”, ndaj Arsimi u përgjigj:
“Do ta zbuloni kur të vijë koha dhe pyetjet me Anën do të sqarohen.”
Gjërat janë mëse të qarta gjithsesi!