Jerina Lalaj tregon arsyen pse ende nuk e ka krijuar një familje: 'Duket si mision i pamundur'

Mediale Vip

Jerina Lalaj tregon arsyen pse ende nuk e ka krijuar një familje: 'Duket si mision i pamundur'

Më: 6 prill 2021 Në ora: 06:42
Jerina Lalaj

E ftuar në emisionin “Live from Tirana”, për të folur rreth dilemës dashuria apo karriera, nëpërmjet një lidhjeje telefonike ishte Jerina Lalaj, PR/Marketingu dhe Konsulente e njohur imazhi.

Jerina njihet si një grua që ka punuar shumë për qëllimet e saj dhe për ndërtimin e një karriere të suskseshme. Kjo është dhe një nga arsyet pse Jerina nuk e ka krijuar ende nje familje.

"Unë i jam përkushtuar karrierës, nuk ja dola dot të krijoja familje sepse disa gjëra janë edhe me fat. Energjia ime ishte totalisht e fokusuar te punët dhe vetëm kur kalojnë ditët dhe e sheh veten tek të 40-tat." 

Shpesh thonë se kur kalon mosha 30 vjeç, bëhet më e vështirë për të zgjedhur një partner, me të cilin do të kalosh jetën. Por Jerina nuk mendon kështu:

“Jo nuk është e vështirë, partneri gjendet në çdo moshë. Ka njerëz që kanë gjetur lumturinë pas të 50-ave. Nuk besoj se numrat dhe shifrat ndikojnë në lumturi. Në këtë kohë është shumë e vështirë të gjesh një partner ashtu si e do sepse je më e përmbajtur në gjërat dhe vendimet që merr. Partneri është çështje fati.”

Gjithsesi, tani që Jerina e ka arritur një pikë kulminante në karrirën e saj, duke u njohur tashmë si një grua e sukseshme nga publiku, lind pyetja, a e ka në plan për të krijuar një famile?

“Do doja shumë të kisha një familje. Është një nga dëshirat e mia më të mëdha. Kam një karakter të fortë, krijimin e një familje e shoh si një bekim jo si një frikë. Është përgjegjësi e madhe por unë jam mësuar të marr përgjegjësi. Të jesh vetëm është një përgjegjësi shumë herë më e madhe sesa ta ndash me dikë tjetër.”

Pra mesa kuptojmë, dëshira nuk mungon vetëm mungon partneri, gjët të cilën Jerina e përkufizon me një fjali me pak humor:

‘Duket si mision i pamundur, por nëse vjen është i mirëpritur.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat