Zbulohet arsyeja e ndarjes së Bora Zemanit me Donald Veshaj

Mediale Vip

Zbulohet arsyeja e ndarjes së Bora Zemanit me Donald Veshaj

Më: 2 maj 2021 Në ora: 16:23
Bora dhe Donald

Moderatorja e emisionit “Për’puthen”, Bora Zemani dhe aktori Donald Veshaj janë ndarë përfundimisht, së fundmi dyshja kanë fshirë njëri-tjetrin në rrjete sociale.

Xhelozia është bërë shkak që ata t’i japin fund bashkëjetesës disamujore. Sipas disa raportimeve, thuhet se ky vendim erdhi pas një periudhe ndarjesh dhe ribashkimesh të njëpasnjëshme që nga gushti i vitit të kaluar direkt pas zyrtarizmit të lidhjes.

Çifti që e zyrtarizoi historinë e tyre, pas karantinës ka pasur disa mosmarrëveshje që i ka dërguar deri në këtë vendim, njohje që filloi gjatë emisionit ‘Treshat’.

Sipas miqve të tyre, vështirë të thuhet se këtë herë nuk bëhet fjalë për një zënkë të momenti, pasi edhe kur kanë pasur situata të tilla më parë, ata nuk i kanë fshirë gjurmët e lidhjes së tyre dhe janë rikthyer përsëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat