E konfirmon Mozzik, së shpejti sjell album bashkë me Loredanën

Mediale Vip

E konfirmon Mozzik, së shpejti sjell album bashkë me Loredanën

Më: 20 maj 2021 Në ora: 17:35
Loredana dhe Moszik

Mozzik dhe Loredana janë bërë bashkë për një album.

Mozzik dhe Loredana ka pak kohë që janë ribashkuar pas ndarjes për një periudhë.

Dyshja janë parë pothuajse në çdo vend pranë njëri-tjetrit, por tani ata treguan se çfarë po përgatisin bashkë.

Përmes një postimi, Mozzik konfirmoi se po përgatit album bashkë me Loredanën me titull “No Rich Parents”.

Ai postoi një fotografi, në të cilën shfaqet në shtrat me Loredanën, e cila ishte e zhveshur në pjesën e sipërme.

E gjithë kjo vjen pak ditë pas publikimit të një fotografie nga Loredana, ku shihet me një foshnje në duar.

Ajo nxiti thashethemet se është bërë nënë, por e gjitha supozohet të jetë pjesë e një videoklipi.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat