Pas largimit nga “Përputhen”, Mevlani lanson këngën “Të doja”

Mediale Vip

Pas largimit nga “Përputhen”, Mevlani lanson këngën “Të doja”

Më: 25 maj 2021 Në ora: 17:13
Mevlani

Mevlani sapo ka publikuar këngën e re.

Mevlan Shaba pas largimit nga emisioni i dashurisë “Përputhen”, duket se do të përqendrohet në muzikë.

Ai sapo ka publikuar projektin e ri muzikor me titull “Të doja”, të cilin e solli të shoqëruar edhe me videoklip.

Për tekstin dhe muzikën e kësaj kënge u kujdes Stine, i cili njëherësh ishte edhe producent, kurse videoklipi është punuar nga XL Films.

Ndryshe, Mevlani është larguar nga “Përputhen” bashkë me Ledianën, me të cilën është ende e paqartë nëse është bashkë.

Më poshtë mund ta dëgjoni këngën e re të Mevlanit, me titull “Të doja”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat