Usher do të bëhet baba për herë të katërt

Mediale Vip

Usher do të bëhet baba për herë të katërt

Më: 31 maj 2021 Në ora: 09:07
Usher

Ylli i hitit “DJ Got Us Falling In Love”, Usher, pritet që së shpejti të bëhet baba për herë të katërt.

Këngëtari 42-vjeçar tashmë i ka dy djem, Usher V dhe Naviyd, me ish-bashkëshorten Tameka Foster, dhe një vajzë tetë muajshe, Sovereign, me të dashurën Jenn Goicoechea. Kjo e fundit po e shoqëronte Usherin mbi qilimin e kuq të shtruar për ceremoninë, “iHeartRadio Music Awards”, me ç’rast e zbuloi barkun tashmë të fryrë.

Ylli i hitit “Confessions” i cili e prezantoi shoun e së enjtes si dhe performoi në skenë, ndaloi të pozonte për fotografët mbi qilim të kuq bashkë me të dashurën e tij, e cila është menaxher e lartë muzikore, dhe çifti dukeshin mjaft të lumtur që familjes së tyre po i shtohet edhe një fëmijë.

 

Së fundmi, ylli i njohur i muzikës, Usher, e lavdëroi foshnjën e tij tetë muajshe për faktin se i ka sjellë lumturi në jetë gjatë kësaj periudhe të vështirë.

“Ka qenë një vit i vështirë dhe ajo i ka sjellë hijeshi dhe hare familjes sonë. Jam shumë i lumtur ta festojë jetën në këto kohëra të vështira, sepse ne i kemi humbur disa anëtarë të familjes nga pandemia. Andaj, mundësia për ta festuar ardhjen në jetë të vajzës sime, Sovereign, na ka bërë të ndihemi shumë të lumtur”, kishte deklaruar Usher.

Djemtë e këngëtarit po adaptohen shumë mirë me motrën e tyre të vogël, dhe janë të lumtur që do të bëhen edhe me një motër apo vëlla. Por, Usher deklaroi se ishte i lumtur që ishte bërë me një fëmijë të vogël pas shumë kohësh, ngase djemtë e tij nuk mendojnë më se ai është një person cool.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat