Fituesi i Eurovisionit nuk do t’i padisë ata që spekuluan për përdorim të kokainës

Mediale Vip

Fituesi i Eurovisionit nuk do t’i padisë ata që spekuluan për përdorim të kokainës

Më: 3 qershor 2021 Në ora: 20:59
Damiano David

Vokalisti i grupit “Maneskin”, Damiano David, rezultoi negativ në testin e kryer për përdorimin e kokainës.

Pas fitores në Eurovision, në rrjete sociale qarkulloi një video ku dyshohej se ai kishte marrë lëndë narkotike, spekulim ky që u shua shumë shpejt.

Së fundmi, këngëtari është pyetur gjatë një interviste në mediat italiane, nëse mendon t’i padisë gazetarët francezë që spekuluan për të.

“Jo, sepse për mua çështja nuk është hapur kurrë. Ishte thjesht një skeç komik i madh, i stilit Zelig. Nëse më kërkojnë falje, unë jam gati ta pranoj”.

“Por, tani të gjithë ne jemi të interesuar të festojmë, përkundër atyre që u përpoqën të na pengonin. Ne jemi duke shkruar këngë të reja dhe duke punuar për datat e turneut. Për vitin 2022 ka tashmë dy data në Gjermani”, është përgjigjur ai.

Kujtojmë se Italia fitoi Eurovisionin pas 31 vitesh duke u përfaqësuar nga “Maneskin” me këngën rok “Zitti e Buoni”. Grupi u shpall fitues vetëm pas votave të publikut duke shkuar në total 524 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat