Fundi i këngës ishte i çuditshëm, zbulohet mesazhi i fshehtë pas projektit të ri muzikor të Melindës

Mediale Vip

Fundi i këngës ishte i çuditshëm, zbulohet mesazhi i fshehtë pas projektit të ri muzikor të Melindës

Më: 5 qershor 2021 Në ora: 06:30
Melinda Ademi

Pas një mungese të gjatë në muzikë për shkaqe personale, Melinda Ademi u rikthye sërish me një projekt të ri. Para 4 ditësh reperja publikoi këngën “Qa din ti”, që u prit mjaft mirë nga publiku.

Deri më tani kjo këngë numëron mbi 2 milionë klikime në “Youtube” dhe sigurisht që do të jetë pjesë e listës së hiteve të verës së këtij viti.

Mirëpo përfundmi i këngës “Qa din ti” ishte disi i çuditshëm dhe i pakuptueshëm për fansat.

Në 40 sekondat e fundit gjithçka ndryshon dhe Melinda këndon diçka tjetër, që nuk lidhet me këngën e saj.

Në fakt kjo ka qenë një strategji e mirëmenduar nga ana e këngëtares, sepse ajo ka dashur të japë një mesazh përmes këtij ndryshimi të habitshëm.

Fundi i këngëve do të jetë i tillë për disa projekte rresht, pasi do të paralajmërojë këngën e radhës. Zinxhiri do të vazhdojë në këtë formë deri në plotësimin e krijimeve muzikore që Melinda ka në plan t’i publikojë. Shumë shpejt reperja do të sjellë edhe bashkëpunime për t’u siguruar se vera do të jetë shpërthyese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat