Noizy dhe Elgit Doda arrijnë sukses me këngën e tyre “Ti ti”

Mediale Vip

Noizy dhe Elgit Doda arrijnë sukses me këngën e tyre “Ti ti”

Më: 6 qershor 2021 Në ora: 10:21
Elgit Doda

Kohëve të fundit janë duke u lansuar një sërë bashkëpunime mes artistëve shqiptar.

Noizy dhe Elgit Doda janë dy prej tyre që kanë mahnitur fansat, përmes bashkëpunimit të tyre.

“Ti Ti” mban titullin prodhimtaria muzikore, për instrumentalin e së cilës u përkujdes vet kantautori.

Pas lansimit të projektit në platforma digjitale, ka arritur që në YouTube të marrë afër një milionë klikime deri tani.

Këngës dyshja ia kanë bashkëngjitur edhe një klip, të xhiruar kryesisht në bregdet.

Vlen të përmendet se një duet i tillë mes artistëve të njohur është pritur mirë nga fansat e tyre. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat