“Toto” nga Noizy dhe Raf Camora certifikohet si ‘Gold dhe Platinum’ në shtete të ndryshme të Evropës

Mediale Vip

“Toto” nga Noizy dhe Raf Camora certifikohet si ‘Gold dhe Platinum’ në shtete të ndryshme të Evropës

Më: 7 qershor 2021 Në ora: 19:09
Noizy

Reperi ka bërë të ditur lajmin në rrjete sociale.

Reperi shqiptar i njohur Noizy është ndër artistët më të dashur shqiptar.

Ai është mjaft aktiv me projekte muzikore të ndryshme të cilat pëlqehen mjaft shumë nga publiku shqiptar dhe jo vetëm.

Reperi para 2 vitesh bashkoi forcat me reperin Raf Camora të cilët punuan hitin e asaj vere që u pëlqye jo vetëm nga publiku shqiptar por edhe nga ai evropian.

Sot reperi shqiptar ka publikuar disa fotografi në Instagram ku edhe dha lajmin se ai dhe Raf Camora kanë arritur një sukses të madh me duetin e tyre.

“Toto” nga Noizy dhe Raf tashmë është certifikuar si ‘Gold dhe Platinum’ pas suksesit të madh që pati në Youtube.

Përmes postimit reperi falënderoi të gjithë ata që kanë qenë pjesë e projektit muzikor dhe sigurisht fansat e tij.

“Doja tu falenderoja gjith ju fansat me të cmendur në bote qe e bet kete të mundur Gold & Platin #Toto ju dua pa mase”, shkroi Noizy.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat