Dua Lipa thyen rekordin e saj në Billboard

Mediale Vip

Dua Lipa thyen rekordin e saj në Billboard

Më: 8 qershor 2021 Në ora: 11:43
Dua Lipa

Dua Lipa po qëndron në ‘top listën’ e “Billboard Hot 100”.

Dua Lipa mori një çmim “Grammy” këtë vit për albumin më të mirë pop, derisa u urua nga të gjithë ata që e mbështesin.

Arritje si këto i vulos edhe vetë këngëtarja, e cila ka publikuar një postim me statistika të albumeve më të mira dhe Dua ishte në krye të top listës me këngën “Levitating” në vendin e 3.

Ajo ripostoi në Instastory një fotografi ku u tregua për arritjen e re të këngëtares. Me anë të postimit të fundit, u bë e ditur se në “Billboard Hot 100” Dua u radhit në vendin e tretë.

Ajo së fundi theu rekordin që e vuri vetë disa javë më parë, Dua është artistja e vetme në dekadën e fundit që ka kaq shumë javë në ‘Top 10’ në Billboard.

“Levitating” ngaDua Lipa dhe Da Baby tashmë ka 22 javë rresht që po qëndron si kënga e preferuar publikut duke mos u larguar nga lista e 10 këngëve më të dëgjuara.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat