Megan Fox feston ‘’Paradën e Krenarisë’’

Mediale Vip

Megan Fox feston ‘’Paradën e Krenarisë’’

Më: 2 korrik 2021 Në ora: 00:11
Megan Fox

Megan Fox po përfaqëson komunitetin biseksual ndërsa feston ”Paradën e Krenarisë” këtë vit.

Aktorja postoi një selfie në Instagram, duke shfaqur manikyrin e saj të “Pride” me majë ngjyrë ylberi.

Fox vendosi mbishkrimin “#LGBTQIA për më shumë se dy dekada”.

Në vend të ngjyrave kryesore tradicionale, secila prej majava të thonjve kishte një ylber neoni me ngjyrat e flamurit LGBT.

Në vitin 2009 , aktorja e famshme për revistën “Esquire” kishte thënë se “Nuk e vë në dyshim se jam biseksuale”, shkruan  HarpersBazaar.

Nëna e 3 fëmijëve aktualisht është në lidhje me reperin Machine Gun Kelly, të cilin ajo e njohu në sheshxhirimin e filmit të saj Midnight in the Switchgrass.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat