Ndahen çifti i njohur i showbizit

Mediale Vip

Ndahen çifti i njohur i showbizit

Më: 4 korrik 2021 Në ora: 12:27
Sheridan Smith dhe Jamie Horn

Sheridan Smith dhe Jamie Horn janë ndarë.

Sheridan Smith ka treguar e trishtuar se është ndarë nga i fejuari i saj Jamie Horn. Ndarja e tyre rezultoi një vit pasi ylli fitues i Bafta u bë nënë për herë të parë majin e kaluar, transmeton the Sun.

Historia e dashurisë së tyre kishe nisur në aplikacionin për takime ‘Tinder’ aty ku aktorja e ‘Cillas’ u njoftu me Jamien, 31 vjeçar.

Në një deklaratë të përbashkët dhënë për The Sun të Dielën, çifti tha: “Është e trishtueshme por ne kemi vendosur të jemi ca kohë larg”.

“Ne të dy mbetemi plotësisht të përkushtuar për të rritur së bashku djalin tonë të bukur Billyn. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë tonë gjatë kësaj kohe të vështirë. Faleminderit.”, kështu u shpreh çifti.

Image

Aktorja e cila shquhet për dashurinë ndaj qenëve, kohët e fundit prezantoi Pooch Perfect në BBC One, tani është duke u përqëndruar në projektet e ardhshme të punës.

Ylli me shumë çmime është një nga aktoret më të dashura të Britanisë së Madhe. Ajo njhet për rolet e saj në disa shfaqje të paharruara si Znj. Biggs, Gavin dhe Stacey, The Royle Family, Benidorm dhe Jonathan Creek.

Sheridan po merrë pjesë po ashtu në filmin e ri Railway Children që do të dalë vitin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat