David dhe Victoria Beckham e urojnë kështu njëri-tjetrin për 22-vjetorin e martesës

Mediale Vip

David dhe Victoria Beckham e urojnë kështu njëri-tjetrin për 22-vjetorin e martesës

Më: 5 korrik 2021 Në ora: 06:15
David dhe Victoria Beckham

David dhe Victoria Beckham po festojnë 22 vite të mbushura me dashuri, lumturi dhe me … veshje matchy-matchy.

David postoi një dedikim të ëmbël për gruan e tij në përvjetorin e tyre të 22-të të martesës, duke ndarë disa foto ndër vite me veshje matchy-matchy.

"22 vjet më vonë, akoma veshje matchy-matchy ... Gëzuar përvjetorin! Të dua kaq shumë dhe të falënderoj që më dhurove fëmijët tanë të mahnitshëm, në mënyrë që të gjithë të mund të visheshim njësoj", -shkroi David përkrah fotove duke bërë shaka.

Fotografitë përfshinin pamjet e çiftit, por edhe të fëmijëve të tyre, të gjithë të veshur njësoj.

David dhe Victoria u martuan më 4 korrik të vitit 1999.

Edhe Victoria e uroi David për përvjetorin, duke ndarë një video përmbledhëse të disa momenteve së bashku.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat