Një bashkëpunim me Besin? Xhensila flet për projektet e reja, konfirmon duetin me artistin e njohur

Mediale Vip

Një bashkëpunim me Besin? Xhensila flet për projektet e reja, konfirmon duetin me artistin e njohur

Më: 11 korrik 2021 Në ora: 21:36
Xhensila, Besi

Xhensila Myrtezaj foli për angazhimin e saj në sipërmarrjen më të re “Sila”. Këngëtarja sapo ka lancuar linjën e saj me produkte bukurie, për të cilën tha se është një ëndërr që e ka patur që në fëmijëri.

Sakaq, artistja u ndal dhe tek projektet e reja muzikore që pritet të publikojë. Ajo konfirmoi duetin me Klajdi Harunin që pritet të publikohet në fund të verës.”Mezi po e pres, është një nga këngët që e kam dashur më së shumti.

Ka gati një vit që është bërë si projekt, por po presim kohën e duhur që ta lancojmë dhe besoj se shumë shpejt. “, tha këngëtarja.

Por a do ta shikojmë Xhensilën në një bashkëpunim me partnerin e saj, Bes Kallaku? “Kur të bëhem aq serioze sa Besi”, ishte përgjigjia e këngëtares. /abcnews.al

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat