Modelja e njohur e lumtur për ndryshimin e “Victoria’s Secret”

Mediale Vip

Modelja e njohur e lumtur për ndryshimin e “Victoria’s Secret”

Më: 12 korrik 2021 Në ora: 07:22
Heidi Klum

Heidi Klum ka folur për ndryshimin e markës e “Victoria’s Secret”. Në paraqitjen e saj në “The Sunday Project”, supermodelja 48-vjeçare, që ka punuar për markën e të brendshmeve, ka thënë se ka ardhur koha për ndryshim.

“Gjërat duhet të ndryshojnë. Ka pasur ndryshime, por po merr shumë kohë”.

Heidi ka ndarë të njëjtat mendime edhe në revistën “Body+Soul”. Modelja e famshme gjermane ka thënë: “Jam shumë e lumtur që po e kuptojnë se ekzistojnë njerëz të ndryshëm që duan të kenë diçka të bukur për të veshur”.

Modelja Heidi Klum, që ka një karrierë shumë të suksesshme në botën e modës, ka rrëfyer se si i kishin thënë se nuk do të arrinte asgjë në këtë industri.

“Kur fillova në vitin 1992, njerëzit më thoshin: ‘Oh jo, e ke trupin plot forma’. Nuk isha mjaftueshëm e dobët për askënd”, ka thënë Klum në intervistën për “Body+Soul”.

Modelja ka thënë se është shumë e lumtur që tipa të ndryshëm të trupave dhe njerëzve po përfaqësohen në modë.

“Ka shumë njerëz të ndryshëm dhe ata duhet ta shohin veten në fushata dhe pista”, ka thënë Heidi.

“Victoria's Secret” së fundmi i kanë zbuluar planet për ndryshimin e markës, përfshirë edhe një listë grash që do të jenë fytyrat e reja të markës në vend të modeleve si bëhej zakonisht.

Engjëjt e “Victoria's Secret” janë zëvendësuar, sipas një njoftimi të kompanisë këtë javë, me një grup “të rëndësishëm kulturor” prej shtatë grave që do të formojnë “VS Collective”.

Fytyrat e reja përfshijnë aktoren 38-vjeçare Priyanka Chopra dhe futbollisten 35-vjeçare Megan Rapinoe.

Gjenerata e re e fytyrave të reja nuk do të shfaqet në të brendshme, por do të jetë pjesë e një podcasti për të folur për historitë e tyre.

Ideja e kësaj fushate të re ka për qëllim gjithëpërfshirjen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat