Me këtë imazh familjar Mozzik dhe Getinjo urojnë Kurban Bajramin

Mediale Vip

Me këtë imazh familjar Mozzik dhe Getinjo urojnë Kurban Bajramin

Më: 20 korrik 2021 Në ora: 15:18
Mozzik dhe Getinjo me familje

Sot (e martë) në mbarë botën është kremtuar festa e Kurban Bajramit.

Myslimanët nga e gjithë bota kanë uruar njëri-tjetrin për këtë festë, duke uruar shëndet e begati për të gjithë.

Reperi i njohur i estradës shqiptare, vendosi që këtë festë t’ua urojë ndjekësve të tij me një fotografi familjare nga shtëpia e tij.

Ai ka publikuar në InstaStory një imazh, ku shihet krah dy prindërve të tij dhe vëllait, reperit Getinjo.

“Ndër bekimet më të shpeshta e më të mirat i kemi nga prindërit. E ne ndihemi edhe më shumë të bekuar kur cdo festë janë pranë nesh. Urime Festën e Kurban Bajramit nga familja Aliu! Zoti ju ruajtë e ju dhashtë begati në shtëpitë tuaja”, ka shkruar ai në InstaStory.

Përndryshe, reperi me pejardhje nga Ferizaj është duke vazhduar të shijojë suksesin e projektit të tij muzikor më të fundit, albumit “No Rich Parents”, i publikuar në bashkëpunim me partneren e tij, Loredanën.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat