Bashkëshorti i Angela Martinit lihet i lirë, nuk është në kërkim në asnjë shtet

Mediale Vip

Bashkëshorti i Angela Martinit lihet i lirë, nuk është në kërkim në asnjë shtet

Më: 12 gusht 2021 Në ora: 08:31
Angela Martini

Drago Savulescu është lënë i lirë.

Pas arrestimit të bujshëm në ishullin grek Mykonos dhe lajmit që pushtoi mediat ditën e hënë, biznesmeni rumun, bashkëshorti i Angela Martinit është i lirë nga autoritetet greke pasi është verifikuar që çështja e tij është mbyllur në Itali.

Gjykata italiane e ka marrë vendimin për Dragos Savulescun, përkundër çdo pretendimi nga autoritetet rumune dhe gjithçkaje tjetër është shkruar në media.

Lajmi për arrestimin e tij u bë i ditur nga mediat rumune, të cilat e trajtuan ndalimin e Savulescut, si arrestimin e një personi në kërkim, pa marrë parasysh udhëtimet e tij të mëparshme në qytete europiane, konform rregullave të Interpol.

“Revista Who” mëson ekskluzivisht se gjatë ditës së djeshme Dragos është lënë i lirë nga autoritetet greke duke qenë se vendimi për të është marrë tashmë në gjykatën e një shteti europian dhe pretendimi i gjykatës rumune në këtë rast bie poshtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat