Bardhi me kë po sjell bashkëpunimin e radhës?

Mediale Vip

Bardhi me kë po sjell bashkëpunimin e radhës?

Më: 15 gusht 2021 Në ora: 10:05
Bardhi dhe Alketa

Artisti nga Kumanova, Bardhyl Idrizi – Bardhi, ka paralajmëruar projektin e ri muzikor.

Ai tregon se po vjen me një bashkëpunim dhe këtë herë ka bashkuar forcat me një artiste të re të quajtur, Alketa.

Projekti i dyshes është në realizim dhe së shpejti pritet të finalizohet edhe videoklipi.

“Së shpejti”, ka qenë përshkrimi krahas postimit ku shfaq një nga skenat e klipit.

Alketa po ashtu është pjesë e SBS Entertainment, të cilët qëndrojnë prapa projekteve të suksesshme të Bardhit.

Edhe ky duet i tyre besohet se do shndërrohet në hit dhe se do pëlqehet nga publiku.

Bardhi këtë verë ka qenë ndër artistët më të kërkuar në mbrëmje e koncerte muzikore. 

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat