Befasohet Ermali “Ç’ne Ami me Ledrin?!”

Mediale Vip

Befasohet Ermali “Ç’ne Ami me Ledrin?!”

Më: 16 gusht 2021 Në ora: 08:35
Ami dhe Ermali

Ermali dhe Ami po kalojnë ndoshta pushimet më të bukura duke qëndruar edhe aktivë në rrjete sociale me foto e video nga Bodrumi i Turqisë.

Por postimi i fundit i Ermalit mori goxha vëmendje e jo më kot. Ai dhe Ami shfaqen të kapur dorë për dore teksa bëjnë një xhiro buzë detit dhe nuk mungon dhe një dedikim.

“Fuqia e vërtetë e një burri qëndron tek madhësia e buzëqeshjes së gruas pranë tij. Çdo ditë mendo që më e mira nuk ka ardhur akoma…”-shkruan Ermali.

Ok deri këtu, foto të bukura, det, pushime, dedikim, po një gjë nuk e vutë re?
Ermali i ngjan kaq shumë Ledrit dhe shkak është bërë ndryshimi i tij në pamje për serialin “H.O.T”.
Këtë ngjashmëri e ka vënë re dhe vetë Ermali i cili shkruan: “Kur pashë foton thashë me vete “çne Ami me Ledrin”. Pastaj pashë që isha unë”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat