Kështu e komenton Shkumbin Istrefi strehimin e refugjatëve në Kosovë

Mediale Vip

Kështu e komenton Shkumbin Istrefi strehimin e refugjatëve në Kosovë

Më: 18 gusht 2021 Në ora: 16:36
Shkumbin Istrefi

Aktori i njohur ka shprehur një mendim lidhur me situatën atje.

Përmes një statusi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ndër të tjera ka shkruar se mirë ka bërë Kosova që po strehon refugjatët nga Afganistani.

“Ska logjike një Ushtri me u dorezu ashtu, përveç nëse kane bo marrëveshje mes vete. Ushtria e rregullt me Talebanet. Mire kemi bere qe kemi ofru strehim per refugjatet apo te ikurit”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

“Afganistani, keto dite eshte teme shokante.
Nuk eshte qe e kuptoj mire situaten atje, por me i pa pamjet qe po transmetohen, eshte koxha trishtueshem. Nuk po e kuptoj as pse US eshte terheqe pas gjithe atij investimi. Ndoshta jane lodhe tu u marre me shtete tjera dhe kane ndryshu politike. Jane shpenzime te medha ne nje vend te huaj.
As nuk po e kuptoj pse Ushtria e rregullt eshte dorezuar. Ska logjike nje Ushtri me u dorezu ashtu, pervec nese kane bo marreveshje mes vete Ushtria e rregullt me Talebanet.
Mire kemi bere qe kemi ofru strehim per refugjatet apo te ikurit. Une perndryshe kam deshire qe Kosova te kete shtetas edhe nga etni, fe dhe raca te ndryshme boterore, si cdo vend i qyteteruar. Kjo na ben qytetare te botes. Perndryshe mbesim rob te nje mentaliteti nacionalist, lehte te manipulueshem per pushtetet”.

Kujtojmë se, reagime të shumta lidhur me ardhjen e afganëve në Kosovë ka pasur edhe nga figura tjera publike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat