Kënga e Dafina Zeqirit dhe Arilena Arës titullohet “Thirr policinë”

Mediale Vip

Kënga e Dafina Zeqirit dhe Arilena Arës titullohet “Thirr policinë”

Më: 20 gusht 2021 Në ora: 21:53
Dafina dhe Arilena

Të dyja artistët kanë paralajmëruar se do sjellin një projekt muzikor.

Megjithatë, kjo informatë deri më sot ka qenë vetëm një aludim sepse nuk kemi pasur diçka konkrete nga Dafina apo Arilena.

Ndërkohë, sot, Arilena e ka konfirmuar bashkëpunimin duke zbuluar posterin e këngës dhe titullin.

“Thirr policinë”, mban titullin projekti muzikor i cili do lansohet javën e ardhshme.

“Çdo herë kudo Une & Ti ..x @dafina.zeqiri VIDEO MUZIKE po vjen! 1 javë deri sa ne e thërrasim POLICIN”, shkroi Arilena në përshkrimin e postimit.

Ndryshe, ky është prodhimi i parë i këngëtareve së bashku

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat