Majk sjell disa pamje nga pushimet

Mediale Vip

Majk sjell disa pamje nga pushimet

Më: 22 gusht 2021 Në ora: 14:57
Majk

Si një pjesë e madhe e artistëve shqiptarë edhe Majk ka përfunduar sezonin e verës me mbrëmje e koncerte.

Kjo pasi gjatë këtyre ditëve u bënë edhe masat e reja për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ku përfshihen edhe ndalimi i klubeve dhe ahengjeve të ndryshme.

Pas një vere të stërngarkuar, Kastriot Rexha (emri i vërtetë) duket se ka nisur pushimet për të kaluar disa ditë jo-produktive.

Këtë e ka bërë të ditur përmes disa postimeve që ka ndarë me ndjekësit në InstaStory, duke qenë se është mjaft aktiv e i hapur me publikun.

Sido që të jetë, krijuesi i shumë hiteve nuk ka zbuluar destinacionin e pushimeve teksa ka sjell vetëm disa pamje luksoze.

I njëjti momentalisht po shijon suksesin e projektit të ri të quajtur “Amore”, për të cilin bashkoi forcat me reperët: Onat dhe Cozman.

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat