Vdes këngëtarja në moshën 39-vjeçare

Mediale Vip

Vdes këngëtarja në moshën 39-vjeçare

Më: 6 shtator 2021 Në ora: 07:59
Sara Harding

Anëtarja e grupit “Girls Aloud”, Sarah Harding, ka vdekur në moshën 39-vjeçare pas një beteje me kancerin e gjirit.

Harding kishte bërë të ditur në gusht të vitit 2020 se ishte diagnostifikuar me këtë sëmundje, që i ishte përhapur edhe në pjesë të tjera të trupit.

Lajmin për vdekjen e saj e ka bërë të ditur nëna e saj, Marie përmes Instagramit, duke e përshkruar vajzën e saj si “një yll që shndrit”.

Në fillim të këtij viti, Harding kishte deklaruar se doktorët i kanë thënë se nuk do të arrinte të priste Krishtlindje të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat