Dua Lipa vetëm me suksese, “Levitating” certifikohet 4 herë në SHBA

Mediale Vip

Dua Lipa vetëm me suksese, “Levitating” certifikohet 4 herë në SHBA

Më: 7 shtator 2021 Në ora: 23:10
Dua Lipa

Dua Lipa po i gëzohet suksesit të radhës.

Këngëtarja e njohur nga Kosova, e cila ka arritur famë ndërkombëtare, Dua Lipa po shënon karrierë shumë të suksesshme në muzikë.

Dua Lipa njihet si një fenomen i ‘pop-it’ dhe ka pushtuar botën e muzikës me shpejtësi të madhe duke u bërë kështu si njëra ndër këngëtaret më të kërkuara në botë.

Ajo sot përmes Instagramit ka lajmëruar se kënga e saj “Levitating” tashmë ka arritur sukses të madh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Levitating” është certifikuar si 4 herë platin nga RIAA Certification në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe po i gëzohet këtij suksesi mjaft shumë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat