Bora Zemani vë pikat mbi “i” për jetën e saj sentimentale

Mediale Vip

Bora Zemani vë pikat mbi “i” për jetën e saj sentimentale

Më: 3 tetor 2021 Në ora: 10:45
Bora Zemani

Në media është duke vazhduar që të përflitet për një lidhje të mundshme në mes të Atdhe Xheravinës dhe moderators, Bora Zemani.

Kjo ka ardhur pasi Atdheu ka shprehur hapur simpatinë që ka ndaj Bora pas daljes nga emisioni. Ai madje ka thënë se dhe vajzën dëshironte ta quante “Nala” njësoj siç është shprehur Bora.

Moderatorja s’mundi t’i bënte bisht pyetjeve për jetën private, teksa sqaroi se është single sepse kështu ka zgjedhur.

“Jam single. Nuk na del koha për vete. Edhe në këtë periudhë çuni është në një moshë delikate, do përkushtim, dhe unë jam e angazhuar për shumë punë. Gjithë ajo kohë e zënë me punë, koha tjetër e mbetur është për Arborin dhe s’ke kohë për gjë tjetër. Nuk më mungon me thënë të drejtën se po të doja e kisha gjetur”, tha Bora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat