Ed Sheeran zbulon se dikur mendonte se ishte homoseksual: 'Unë kam një anë të madhe femërore'

Mediale Vip

Ed Sheeran zbulon se dikur mendonte se ishte homoseksual: 'Unë kam një anë të madhe femërore'

Më: 1 nëntor 2021 Në ora: 14:23
Ed Sheeran

Ed Sheeran ka zbuluar se kishte dyshime mbi seksualitetin e tij, kur ishte fëmijë dhe ‘mendonte se ishte homoseksual’.

Këngëtari i Bad Habits, është i martuar me të dashurën e fëmijërisë, Cherry Seaborn dhe kanë një vajzë 15-muajshe, Lyra.

Megjithatë, Ed ka thënë se ka qenë i bindur se tërhiqej nga meshkujt, pasi i pëlqenin të ashtuquajturat aktivitete ‘femërore’, si ndjekja e muzikaleve dhe dëgjimi i muzikës pop.

Duke folur në podkastin holandez 'Man', këngëtari zbuloi: “Unë kam një anë të caktuar femërore, deri në atë pikë sa kur isha fëmijë mendova se isha homoseksual për pak.

“Patjetër që e kam një anë të madhe femërore. Unë e dua teatrin muzikor, e dua muzikën pop, e dua Britney Spears.'

Ai shtoi: “Ana ime mashkullore ndoshta ndalet në pirjen e birrës dhe ndjekjen e futbollit”.

"Unë nuk jam djalë i makinave. Më pëlqen të kem një makinë të bukur, por nuk jam tip makinash.'

Duket se është hera e parë që këngëtari ka zbuluar publikisht dyshimet e tij të mëparshme për seksualitetin.

Në një moment tjetër në podcast, Ed, ndau një këshillë për krijimin e një familjeje dhe u tha drejtuesve të podcast-it që të mos prisnin gjatë për të lindur një fëmijë, pasi ai dhe Cherry kaluan një sfidë, duke u përpjekur, derisa Cherry mbeti shtatzënë.

Ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Lyra, në gusht të 2020-ës, më shumë se dy vjet pasi çifti u martua në fshehtësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat