Ashtu si “Squid Game”, seriali i ri koreano-jugor “My Name” fillon të shikohet me të madhe në disa shtete

Mediale Vip

Ashtu si “Squid Game”, seriali i ri koreano-jugor “My Name” fillon të shikohet me të madhe në disa shtete

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 19:33
Foto ilustrim

Një serial i ri korean shumë i suksesshëm, i cili është në rrugën e duhur për të fituar po aq vëmendje sa seriali gjerësisht i popullarizuar “Squid Game”, tani po transmetohet në Australi.

Me zhurmën e krijuar nga “Squid Game” që më në fund filloi të shuhet pasi u bë seriali më i shikuar i Netflix-it në mbarë botën, një dramë e re koreano-jugore e titulluar “My Name” mendohet të jetë hiti tjetër i madh.

Seriali me tetë episode flet për personazhin Yoon Ji-woo, e cila po kërkon hakmarrje pasi babai i saj gangster u vra me gjakftohtësi në ditëlindjen e saj të 17-të, shkruan DailyMail.

Ajo bashkohet me bandën Dongcheon, të drejtuar nga miku i babait të saj dhe shefi i krimit Choi Mujin, i cili e stërvit atë në palestrën e tij të arteve marciale.

Ji-woo më pas bashkohet me forcën e policisë së fshehtë ndërsa përpiqet të gjejë vrasësin përgjegjës për vdekjen e babait të saj, duke i çuar shikuesit në një udhëtim të egër.

Image

Seriali “My Name” u transmetua për herë të parë në Netflix më 15 tetor dhe tashmë ka fituar vlerësime mes shikuesve për kinematografinë, aktrimin dhe skenarin e tij të denjë.

Tashmë është ngjitur në Top 10 të serialet më të shikuara në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka marrë një vlerësim 8.0 në IMDb, që është vetëm 0.1 larg “Squid Game”, i cili në IMDb vlerësohet me notën 8.1.

“Squid Game” bëri histori kur Netflix lëshoi lajmin se 111 milionë abonentë në mbarë botën kishin parë tashmë serialin koreano-jugor.

Image

 

Seriali është bërë një fenomen i kulturës pop dhe ishte një zgjedhje popullore e kostumeve për festën e Halloweenit këtë vit.

“Squid Game” ishte seriali numër një në Top 10-shen e Netflix-it në 94 vende anembanë globit, duke u bërë gjithashtu shfaqja e parë e Koresë së Jugut që u bë shfaqja më e shikuar në ShBA.

Madje, shkollat australiane po paralajmëronin prindërit që të mos i linin fëmijët e tyre të shikonin serialin me skena të dhunshme, sepse disa fëmijë ishin parë duke imituar skenat e tij.

“Squid Game” trajton temën e një shfaqjeje imagjinare lojërash në të cilën personazhet e goditur nga varfëria konkurrojnë në një seri lojërash vdekjeprurëse për të fituar një çmim prej 50 milionë dollarësh.

Seriali përmban skena të tmerrshme të personazheve që u qëlluan në kokë me armë zjarri dhe disa të tjerëve që u merren organet për trafikim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat