“Beatrix e dinte që isha i lidhur”/ Flet Kledi: Kishte tre javë kohë për të kuptuar kush jam unë! Monika dhe Semi i kanë thënë se…

Mediale Vip

“Beatrix e dinte që isha i lidhur”/ Flet Kledi: Kishte tre javë kohë për të kuptuar kush jam unë! Monika dhe Semi i kanë thënë se…

Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 10:43
Kledi Hysa

Ish-futbollisti, Kledi Hysa i cili javën e parë doli nga shtëpia e “Big Brother VIP” ka konfirmuar se është në një lidhje me një vajzë, pavarësisht se gjatë lojës në shtëpi ai shprehu pëlqim për konkurrentet tjetër, Beatrix Ramosaj.

Ai ka deklaruar se të gjitha banorët e shtëpisë e kanë ditur që ai ishte i lidhur, ndërsa shprehet i sigurt se për këtë ishte në dijeni edhe Beatrix.

“Gjithë shtëpia e ka ditur që unë jam i lidhur. Beatrix ka patur 3 javë kohë për të kuptuar kush jam unë. Ajo e dinte më mirë se të gjithë atje brenda që jam i lidhur, të jeni të sigurt.

Monika dhe Semi i kanë thënë që Kledi është i lidhur, dhe kur u bë loja me shishe fakti që unë jam i lidhur jashtë u tha”- u shpreh ish banori i Big Brother VIP në një intervistë në News24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat