Meghan mund të jetë gruaja më me ndikim në botë

Mediale Vip

Meghan mund të jetë gruaja më me ndikim në botë

Më: 3 dhjetor 2021 Në ora: 00:47
Meghan Markle

Kur bëhet fjalë për personin më me ndikim në botë nga familja mbreterore e Britanisë së Madhe, emri që më së tepërti lakohet është ai i Mbretëreshes Elizabeth II. Por, një studim i ri pretendon se është Meghan Markle, ajo që zë vendin e parë për influencën në publik.

Studimi i bërë nga faqja ekskluzive e dizajnëve virtuale, “Design Bundles” ka dalë në përfundimin se Meghan Markle është personi më me ndikim në botë.

“Tani, Dukesha e Sussex ka të ngjarë të jetë gruaja më e përfolur dhe me ndikim në të gjithë botën, si dhe në familjen mbretërore. Meghan, së bashku me bashkëshortin, Princin Harry, kanë refuzuar gjithmonë traditën mbretërore për të fshehur opinionet e tyre private dhe për të paraqitur një front të bashkuar, të idealizuar para botës. Trimëria dhe guximi i Meghan për të folur për çështje të tilla si racizmi, leja prindërore dhe fuqizimi i grave nuk janë si çdo mbretëror tjetër dhe zëri i saj është i fuqishëm dhe i qëndrueshëm”, thuhet në raportin e publikuar.

Madje, një nga zëdhënësit e “Design Bundles” ka thënë se: “Meghan, mund të jetë gruaja më me ndikim në botë”.

Të dhënat nga studimi tregojnë se Meghan, e cila aktualisht është 40 vjeçe ka tërhequr mesatarisht rreth 7.4 milionë kërkime në Google për çdo muaj gjatë vitit që lamë pas.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat