Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Mediale Vip

Adelina Ismaili sot feston ditëlindjen, ja sa vite mbushi

Më: 14 dhjetor 2021 Në ora: 13:55
Adelina Ismaili

Këngëtarja shqiptare sot feston ditëlindjen.

Adelina Ismaili feston ditëlindjen e saj të 42-të.

Diva e muzikës shqiptare është e lindur me 15 dhjetor në vitin 1979-të.

Në këtë ditë të veçantë, Adelina mori urime të shumta nga miqtë, familjarët, kolegët dhe fansat e saj teksa një urim special e kishte edhe nga Zanfina.

Përmes një storie të publikuar në rrjete sociale, ajo e uroi me fjalët më të bukura motrën e saj.

“Urime, shpresoj ta kesh çdo vit më të mirë se tjetrin. Sonte festojmë bashkë”, shkroi Zanfina në fotografinë e ndarë në storien e saj në Instagram.

Ndryshe, Adelina Ismaili ka një karrierë të bujshme në skenën muzikore e cila ka filluar të merret me këtë zhanër qysh se në fëmijëri.

Më vonë pasi u bë nënë, Adelina është distancuar nga muzika duke ndërruar profesion. Tashmë, krijuesja e hitit “Amaneti” është moderatore e një nga programet më të shikuara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat