Meghan dhe Harry publikojnë kartolinën e Krishtlindjes, duke ndarë foton e parë të Lilibet

Mediale Vip

Meghan dhe Harry publikojnë kartolinën e Krishtlindjes, duke ndarë foton e parë të Lilibet

Më: 23 dhjetor 2021 Në ora: 19:04
Meghan dhe Harry

Meghan Markle dhe Princi Harry ndanë me të gjithë foton e parë të vajzës së tyre, Lilibet “Lili” Diana, si pjesë e kartolinës së Krishtlindjes 2021. Kjo është fotoja e parë e Lili-t e bërë publike dhe vjen gjashtë muaj pas lindjes së saj.

Në foto, Meghan shihet duke mbajtur Lilin në ajër, ndërsa Harry mban djalin e tyre 2-vjeçar, Archie Harrison, në prehër.

Fotografia familjare është realizuar gjatë verës nga fotografi Alexi Lubomirski.

“Këtë vit, 2021, ne mirëpritëm vajzën tonë, Lilibet, në këtë botë”, është mbishkrimi i kartolinës. "Archie na bëri "mama" dhe "baba", dhe Lili na bëri një familje."

Çifti njoftoi gjithashtu se Fondacioni i tyre Archewell do të bëjë donacione këtë sezon festash për organizata të ndryshme që "nderojnë dhe mbrojnë familjet".

Meghan dhe Harry mirëpritën vajzën e tyre më 4 qershor në spitalin Santa Barbara Cottage në Kaliforni.

Lilibet është emëruar për nder të gjyshes së Harry-t, Mbretëreshës Elizabeth II dhe nënës së tij të ndjerë, Princeshës Diana. Lilibet është pseudonimi i familjes për Mbretëreshën.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat