“Përfundova te psikiatri”, rrëfimi i Fjolla Morinës për ditët e kaluara në burg

Mediale Vip

“Përfundova te psikiatri”, rrëfimi i Fjolla Morinës për ditët e kaluara në burg

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 20:27
Fjolla Morina

Këngëtarja, Fjolla Morina, është pa dyshim njëra nga personazhet më të përfolura të showbizit shqiptar gjatë vitit 2021. 

Ajo përfundoi në burg dhe ky ishte top-lajmi i showbizit për shumë kohë. 

Pas daljes nga burgu, këngëtarja ka folur në hollësi për herë të parë në një intervistë ekskluzive dhënë për televizionin T7. 

Në intervistën me gazetarin Shpend Lipa, këngëtarja Morina ka thënë se ajo ishte periudha më e vështirë të jetës së saj dhe se shumë shpesh kishte menduar se nuk do t’ia dalë. 

“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer pos tjerash këngëtarja. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat