Fotoja që po shqetëson fansat e aktores së 'Squid Game'

Mediale Vip

Fotoja që po shqetëson fansat e aktores së 'Squid Game'

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 20:15
Jung Ho-yeon

Jung Ho-yeon, aktorja që mori famë falë serialit “Squid Game”, ka shqetësuar fansat e saj me postimet e fundit në rrjetet sociale.

27-vjeçarja publikoi në Instagram disa foto, e veshur me një fustan të zi dhe ku duket shumë e dobët.

Njëra nga komentueset shkruan: “Nuk dua të dukem njeri negativ, por më shqetëson fotoja me fustanin e zi. Je shumë e bukur, por kujdesu për veten dhe ha mirë.

Shëndeti mbi të gjitha. Po dobësohesh gjithmonë e më shumë. Shpresoj të jesh mirë”.

Por, pati edhe nga ata që e mbrojtën:

“Jeni shumë të këqinj me këto komente. Mos e paragjykoni për trupin. Disa thonë “je elegante”, të tjerë thonë “ha se nuk je e shëndetshme”. Mjaft me këto, lëreni rehat”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat