Këngëtarja nga Kosova rrëfen momentin tragjik të humbjes së prindërve: Ndërroi jetë në duart e mia

Mediale Vip

Këngëtarja nga Kosova rrëfen momentin tragjik të humbjes së prindërve: Ndërroi jetë në duart e mia

Më: 2 janar 2022 Në ora: 12:56
Egzona Ademi

Përtej humorit, pamjes së qeshur dhe fjalëve të gjalla, Egzona Ademi, këngëtarja e njohur nga Kosova mbart në kujtesë një nga ato humbjet që lënë shenja të pashërueshme.

Për disa minuta, artistja e lë mënjanë fasadën e vajzës së fortë për t’i lënë vendin asaj të vërtetës e të ndjeshmes gjatë rrëfimit në “E ardhmja është vajzë” në Klan Plus.

Nuk pati kurrë mundësinë të njihte gjyshërit e saj si duhet e të krijonte kujtime me ta, por fati u tregua edhe më i ashpër duke i marrë me vete dy njerëzit më të shtrenjtë në jetë. Mes këtyre çasteve të vështira, lindën të tjerë, edhe më të dhimbshëm për Egzonën.

Egzona Ademi: Momentet që kanë qenë ndër më të vështirat në jetë, që unë nuk do i harroj kurrë është humbja e prindërve se gjyshërit jo e jo që nuk i mbaj mend shumë mend, është humbja e prindërve. Unë kam humbur babin…Nuk kam qarë asnjëherë në emision, të betohem, nuk e di ç’po ndodh. Ka qenë e vështirë sepse babin e kam humbur jashtë, ka ndërruar jetë në Londër, larg meje. Kam qenë shumë e lidhur me të, ndërsa kur bëri babi 4 vjet që kishte ndërruar jetë, ndërroi jetë edhe mami.

Si ndodhën këto ngjarje kështu? Si ishin, probleme të shëndetit apo diçka tjetër?

Egzona Ademi: Po, edhe mami, edhe babi kanë qenë të sëmurë. Deri në njëfarë momenti kanë qenë mirë, por pastaj babi vdiq nga kanceri, ndërsa mami nga një sëmundje, atrofi e muskujve. Për mamin jam kujdesur derisa ndërroi jetë në duart e mia dhe ky moment ka qenë ndër më të vështirët. Është gjë shumë private dhe unë nuk para shprehem sepse nuk dua që t’i ngarkoj njerëzit, mundohem të jem shumë e fortë, i kam dhënë edhe frymëmarrje dhe ato çaste kanë qenë shumë të vështira për mua. Momenti më i vështirë ka qenë kur e morën, që e hoqën nga dhoma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat