Beniada “thirrje” femrave shqiptare: Do të i ndërrojmë burrat çdo muaj

Mediale Vip

Beniada “thirrje” femrave shqiptare: Do të i ndërrojmë burrat çdo muaj

Më: 10 janar 2022 Në ora: 06:09
Beniada dhe Egzona

Beniada është personazhi më karizmatik brenda shtëpisë së BBV-së.

Ajo ka arritur të rrëmbejë zemrat e shumicës së publikut me theksin e saj të të folurit.

Madje ajo mori vëmendje edhe nga fytyra publike pasi i ngatërronte emrat e tyre.

Banorja gjithmonë arrinë t’i shkrijë së qeshuri të gjithë me deklaratat e saj që nganjëherë edhe nuk i kupton.

E në formë shakaje ajo sot ka bërë një thirrje për rininë shqiptare. Ajo ka kërkuar që femrat shqiptare mos të martohen nga 18 vjeç por ta shijojnë jetën e tyre.

Madje ajo ka thënë se femrat shqiptare do ta shijojnë jetën dhe do të i ndërrojnë burrat çdo muaj.

Banorët u shkrinë së qeshuri me të ndërsa ajo bërtiste duke folur.

Ndryshe, BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 31 dhe 32 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat